Peshku në liqenin e Fierzës, ministria përjashton dinamitin

Peshku në liqenin e Fierzës, ministria përjashton dinamitin

72
0
Shares

Ministria e Bujqësisë konsideron s emasakra me peshkun në liqenin e Fierzës nuk ka lidhje me dinamit të përdorur nga peshkatarët ilegalë të zonës.

Sipas MB-së, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatua se peshku i ngordhur ishte vetëm i llojit ‘Gjuce’, ndërsa shtojnë faktin se shkaku nuk ka ardhur nga ndonjë lëndë plasëse apo kimike.

“Në lidhje me lajmin e publikuar sot ne disa media, për gjueti te paligjshme me lende plasëse apo kimike ne Liqenin e Fierzes, ku u konstatua nje sasi peshku e ngordhur, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave sqaron se, ne bregun e liqenit te Fierzes, gjendet nje sasi e ngordhur e peshkut e llojit “Gjuce”.

Fakti qe eshte vetem nje lloj peshku (gjuce, Alburnus scoranza), tregon se nuk eshte perdorur lende kimike ose dinamit, si forma te peshkimit te paligjshem dhe qe shfarosin te gjithe llojet e peshkut ne nje ekosistem. Ne vendngjarje kane shkuar Inspektori i Peshkimit, Mjedisit etj. Nga ana jone (DSHPA), eshte dhene porosi qe nje moster e peshkut te ngordhur te dergohet per analize ne institucione te specializuara.

Thuhet, se kjo sasi peshku, eshte hedhur ne liqen nga peshkatare, te cilet nuk kane mundur te shesin gjithe sasine e peshkuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY