Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndeshja në Palermo, arbëreshët presin Kombëtaren e të parëve

23/03/2017
Ndeshja në Palermo, arbëreshët presin Kombëtaren e të parëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të jetë speciale për shumë shqiptarë. Ata këndej kufirit më në fund kanë rastin ta shohin Kombëtaren përballë një prej ekipeve më të forta të botës; për ata që jetojnë përtej Adriatikut bëhet fjalë për një përballje me skuadrën e vendit që u dha mundësi për një jetë të re.

Megjithatë, është edhe një kategori tjetër, për të cilët sfida e të premtes mbrëma në Palermo ka një domethënie krejt të veçantë. Bëhet fjalë për arbëreshët, të cilëve fati ua solli Kombëtaren e të parëve vetëm 24 kilometra larg vendbanimit në ishullin e Sicilisë.

Piana degli Albanesi

Televizioni italian “TG3” i kushtoi një kronikë të posaçme popullsisë me origjinë shqiptare në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), kryeqendra e bashkësisë arbëreshe në Itali.

Atmosfera e ndeshjes ndjehet në qytezën e stolisur me flamuj kuqezi, sikurse te tifozët, nga më i vogli te më i moshuari, të cilët edhe një herë dëshmojnë se edhe pas më shumë se 500 vjetësh i ruajnë të forta lidhjet me vendin e të parëve.

Arbereshet kuqezi

Arbereshet kuqezi

“E kemi zemrën të ndarë mes Italisë dhe Shqipërisë. Në shtëpi bëjmë tifo për të dyja dhe urojmë për një barazim”, shprehet një vogëlushe.

Sara Riolo, mësuese në institutin “Skanderbeg”, thotë: “Të premten presim Kombëtaren e arbëreshëve, të shqiptarëve, dhe ne nuk dimë për kë të bëjmë tifo”.

Arbereshet e moshuar

Arbereshet e moshuar

“Besoj se vendi do të bëhet bashkë dhe për një ditë do të ngjyroset me të kuqe, si ngjyra e flamurit”, komenton Xhovani Bovi, president i Këshillit Komunal të Horës së Arbëreshëve.

“Origjinën e kemi nga Shqipëria, prej aty kemi ardhur. Sigurisht që urojmë për një barazim”, shprehet një i moshuar.

Ndërkohë, përveç shqiptarëve që do të udhëtojnë drejt Palermos, kuqezinjve nuk do t’u mungojë mbështetja në stadium as nga të zotët e shtëpisë. Ja si shprehet një përfaqësues i tifogrupit arbëresh “Ultras Curva Ëest”: “Ne do të jemi te tribuna e miqve së bashku me çunat arbëreshë, që quhen ‘Tifozat Kuq e Zi’. Do të jemi aty me ta dhe shpresojmë që Shqipëria të fitojë”.

Tifozi kuqezi arberesh

Tifozi kuqezi arberesh

Bashkësia arbëreshe ka bërë një kërkesë në FSHF që një delegacion kuqezi të vizitojë qytezën. Kërkesa është mirëpritur nga FSHF-ja, dhe në orën 10:30 të ditës së ndeshjes, një delegacion i përbërë mes të tjerësh nga presidenti Armand Duka, sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, ish-kapiteni Lorik Cana dhe portieri Etrit Berisha do të priten nga i gjithë qyteti dhe do të nderohen në komunë. Panorama sport

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.