Një shqiptar në Itali ia doli të drejtonte nga burgu rrjetin e prostitucionit ku ishin të përfshirë motra dhe e dashura e tij.
Mediat italiane publikuan se me anë të një iPhone të futur në qeli, shqiptari Gojart Leba, 35-vjeç drejtonte një “unazë” prostitucioni ku femrat vetë-prostituoheshin.
I burgosuri jepte urdhra në kohë reale nëpërmjet telefonit, se si prostitutat të menaxhonin klientët dhe pagesën që do u kërkonin atyre.
Shqiptari, falë bashkëpunimit të Rinaldo Neccia-s, njërit prej oficerëve të burgut arriti të siguronte një telefon të kohëve të fundit, me të cilin arriti të menaxhonte aktivitetin e prostitucionit.
Sipas mediave italiane, mjafton që një oficeri t’i ofrosh 500 € dhe te burgosurit sigurojne telefonat ne qeli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/