VIDEO & FOTO/ Londër, zbulohet identiteti i sulmuesit terrorist

VIDEO & FOTO/ Londër, zbulohet identiteti i sulmuesit terrorist

44
0
Shares

Abu Izzadeen

I dyshuari i sulmit jashtë Parlamentit në Londër është Abu Izzadeen, i njohur më parë si Trevor Brooks.
Identiteti i tij është zbuluar nga shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe.
Disa media angleze shkruajnë se ai ka qenë mbështetës i grupit terrorist të Shtetit Islamik.
Agresori ka lindur në Londër dhe njihej për financimet që bënte ndaj terrorizmit.  Abu Izzadeen ishte  një emër i njohur për autoritetet britanike. Në vitin 2006 ai ishte ndaluar për shkak se lavdëronte terrorizmin.
Abu Izzadeen ishte shtetas britanik me prindër nga Xhamajka. Ai përqafoi islamin në fillim të viteve 1990, ndërsa vizitoi disa herë Pakistanin pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA.
BBC ka publikuar një video të momenteve të sulmit ndaj parlamentit britanik në Londër. 4 persona kanë humbur jetën (përfshirë edhe agresorin) dhe 20 të tjerë janë lënduar në një sulm të një 40-vjeçari aziatik. Sulmi ndodhi në urën Westminster dhe në një nga portat e hyrjes së parlamentit.
“Katër persona kanë vdekur në një sulm në Londër. Kjo video tregon momentin kur filloi incidenti jashtë Parlamentit britanik”, shkruan BBC në Twitter.
Në video shihet paniku mjaft i madh i qytetarëve, ndërsa policët u kërkojnë që të largohen.


/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY