SKANDAL/ Institucionet shtetërore 58 milionë euro fatura energjie të papaguara ndaj OSHEE-së

SKANDAL/ Institucionet shtetërore 58 milionë euro fatura energjie të papaguara ndaj OSHEE-së

59
0
Shares

Vetëm në 1 vit, institucionet publike dhe kompanitë që janë në pronësi të shtetit kanë krijuar 58 milionë euro borxhe ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.
Edhe pse 2 vite më parë, me anë të një vendimi, qeveria bëri shlyerjen e të gjitha borxheve që sektori publik kishte për faturat e papaguara të energjisë, kjo nuk ndali krijimin e detyrimeve të reja.
Në listën e kompanive publike dhe institucioneve, të cilat janë debitorë ndaj OSHEE-së, dominojnë bashkitë dhe ndërmarrjet e ujësjellësve, një pjesë e mirë e të cilave sot ndodhen në vështirësi financiare.
Nisur nga kjo situatë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka firmosur një udhëzim drejt Thesarit të Shtetit ku ndalon çdo degë të kësaj Drejtorie që të kryejë pagesa apo transaksione me subjekte që janë në listën e debitorëve ndaj OSHEE-së.
Në rast të kundërshtimeve thotë udhëzimi, njësia shpenzuese duhet të rakordojë shlyerjen e borxheve me OSHEE-në dhe më pas të vijojë marrëdhënien normale të pagesave.
Prerja e fondeve nga buxheti i shtetit penalizon bashkitë dhe institucionet e tjera në kryerjen e projekteve infrastukturore dhe marrjen e fondeve për pagesa të mallrave dhe shërbime të rëndësishme në funksionimin e tyre.
Përballë në situate të tillë, ka vend për pyetjen, “A do të burgos ndokënd kryeministri Edi Rama si bëri me qytetarë të thjeshtë për vetëm dhjetëra mijë lekësh fatura të pa paguara?!”. Kujtojmë se nuk kanë munguar as të vdekurit e kësaj kategorie nëpër qelitë e burgjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY