Senatori demokrat amerikan Robert Torriceli, në një interviste per Vizion Plus, i ka bërë thirrje Shqipërisë të jetë shumë e kujdesshme dhe e vëmendshme, pasi ekzistojnë informacione të bazuara se Rusia do të përpiqet të ndërhyrje në zgjedhjet e qershorit.
“Eshtë e qartë se ka një përpjekje nga ana e rusëve për të ndërhyrë në zgjedhje. Është e provuar tashmë ndërhyrja ruse në Shtetet e Bashkuara, por po ashtu është e qartë ajo që po ndodh në Francë, por edhe në shtete të tjera të Europës Perendimore. I bëj apel njerëzve në Shqipëri të jenë të kujdesshëm. Në vecanti një apel kam për mediat: kontrolloni burimet tuaja. Kini kujdes për ato që thuhen. Do të promovohen shumë gjëra të rreme. Trupat zgjedhore këtu duhet të jenë të kujdesshme për kontaktet e tyre. Është e sigurtë që ekziston një program rus për të ndikuar në zgjedhje.”
Senatori amerikan i ka dërguar edhe një apel forcave politike të lenë mënjane mosmarrëveshjet dhe ambicjet e tyre për pushtet dhe të mendojnë në rradhë të parë për vendin e qytetarët.
“E vetmja këshillë që dua t’i jap shqiptarëve është se në fund të ditës nuk bëhet fjalë për kandidatët, për partitë politike, por për vendin. Të gjithë duhet ta kenë parasysh këtë. Partitë politike ikin e vijnë, ashtu si edhe kandidatët, por vendi mbetet. Të gjithë duhet të kenë këtë si prioritet, të ardhmen e vendit.”
Senatori demokrat ishte gjatë këtyre ditëve në Tiranë për të mbrojtur kauzen e opozitës iraniane në ekzil, që lufton regjimin e ajatollahëve në Teheran.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/