PANORAMA/Ja mesazhi kundër Visar Zhitit në telefonin e Presidentit

PANORAMA/Ja mesazhi kundër Visar Zhitit në telefonin e Presidentit

58
0
Shares

Kreu i shtetit, Bujar Nishani deklaroi sot në një intervistë për Panorama se kishte një mesazh të një ish-të përndjekuri me inicialet P.V., sipas të cilit Visar Zhiti ka qenë spiun dhe bashkëpunëtor në administratën e Burgut të Spaçit, ku ka ndikuar në riarrestimin e të dënuarve politikë.

Mesazhi është publikuar i plotë nga gazeta në fjalë i marrë nga telefoni i Presidentit.

“Kur u bë publik propozimi i Kryeministrit Rama për ta emëruar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, unë mora mesazhe dhe dëshmi nga ish-i përndjekuri politik P.V., i cili e akuzonte Zhitin si bashkëpunëtor të administratës së Burgut të Spaçit në vitet 1982–1983 në procese të ridënimit të burgosurve në atë burg”-, tha Nishani në intervistën ekskluzive për “Panorama”.

MESAZHI

Zoti President, në raste të tilla kur Ju duhet të emëroni një personalitet si z.Zhiti në Ambasadën e Vatikanit, përse Ju me një përshtypje në distancë sipas fjalës suaj në Top Stori e ftuat z.Zhiti në takim, i cilin i nxori në tadhall të gjitha bisedat që diskutuat kokë më kokë, a do të ishte më e udhës që të mësohej ma parë se kush është Visar Zhiti nëpërmjet dosjes personale të Tij, i cili do të rezultonte një spijun i pastër burgjesh të cilin na e paraqesin si figurë të pastër individë të ndryshëm, të cilët do të kenë fytyrën e tij.

Vizar Zhiti, në vitet 1982-‘83 ka qenë në administratën e Burgut të Spaçit, ku ai me bashkëpunëtorët e tij përgatisnin riarrestimin e bashkëvuajtësve të tyre, kaq të ishte verifiku nuk do të kishte ndodhur ky kalvar diskutimesh për një person të padenjë për t’u marrë një shtet i tanë më të…


nishani 1=1 copy


nishani 2=2 copy


nishani 3=3 copy

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY