Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi ka përkujtuar fitoren e PD në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, që ishte edhe hera e parë që opozita vinte në pushtet në Shqipëri.
“22 marsi 1992 është dita kur u mposht me të vërtetë pushteti i diktaturës, i dhunës, i sigurimit, i shtypjes dhe kontrollit të njerëzve dhe lirive të tyre. Atë ditë në Shqipëri triumfoi liria, demokracia dhe njerëzit.
22 marsi është dita kur filloi çlirimi dhe hapja e vërtetë e Shqipërisë nga izolimi, diktati dhe kontrolli i diktaturës komuniste.
22 marsi eshte frymëzim dhe besim për Lëvizjen tonë popullore për Republike të re me zgjedhje të lira dhe të ndershme. #RepublikaeRe #ZgjedhjeTeLira”, komenton Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/