Qazim Bruka, qytetari që tentoi sot të hidhej nga një oxhak i lartë në Laprakë në një lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24, tregoi arsyet se pse do kryente këtë akt.
“Sapo dola nga TV, përmbaruesi e ish-bashkëshortja i kanë marrë fëmijët prej shkolle dhe i kanë çuar në spital që t’i heqin prej meje, i kanë marrë urdhër-mbrojtje. Përmbaruesi më tha nëse më heq liçencën unë do të të vras fare. Pse vajzën e bënë të sëmurë pasi dola unë në televizor. Unë kam dalë në tv me 25 shkurt, vajza u shtrua në spital më 9 mars. Mora dhe paguren e benzinës se policia s’po merr masa. Do marr masa vetë kur nuk merr masa kush, ku ta gjej drejtësinë, ma ka dhënë fjalën policia që do merret me përmbaruesin,” tha Bruka.
Bruka kishte një konflikt dramatik familjar për shkak të të cilitu nda nga gruaja. Gjatë zënies me të ai u godit në kohë prej saj por në këmbim gruaja humbi syrin pas një goditje nga Bruka.
Bruka ka disa kohë që bërë apel të shohë fëmijët, të cilët qëndrojnë me ish-bashkëshorten. Për plagosjen e ish-gruas ai bëri dhe disa vite burg.
Aktualisht Bruka ka zbritur nga oxhaku pas premtimit që i dha e shoqja lidhur me fëmijët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/