EMRAT/ Itali, prangose 3 “skifterët” shqiptarë, tmerri i vilave të pasanikëve...

EMRAT/ Itali, prangose 3 “skifterët” shqiptarë, tmerri i vilave të pasanikëve në Genoa

65
0
Shares

Policia italiane e Genoas ka bërë të mundur arrestimin e 3 shqiptarëve të akuzuar për një sërë grabitjesh të kryera që nga viti 2015 në vilat e të pasurve italianë.
Aktivitetet hetimore të koordinuara nga zyra e prokurorit lokal filluan në dhjetor të vitit 2016, me qëllim për të luftuar fenomenin e grabitjes së banesave në Genoa.
Hetimet të kryera edhe me ndihmën e pajisjeve të avancuara teknologjike, kanë treguar se Gjon Ndou, 34 vjeç, Ermal Xhemaj, 31 vjeç dhe Kristjan Ndoj, 25 vjeç janë autorët e grabitjeve në shumë banesa të Genoas dhe qyteteve përreth.
Ata hynin në vilat e atyre që pikasnin, nëpërmjet dritareve.
Banda ka kryer vjedhje të shumta në veçanti në lagjet Castelletto, Albaro dhe Foce, ku kanë grabitur stoli, para dhe sende të tjera me vlerë. Të gjitha sendet e vjedhura iu janë kthyer pronarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY