Një person qëlloi me pistoletë në shtëpi duke dashur të vrasë një 28 vjecar duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe alarm te policia.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan po punojnë për kapjen e shtetasit, R.B, 29 vjeç banues në Elbasan
Ky shtetas në Lagjen “Skëndërbej” për motive të dobëta dyshohet të ketë tentuar të vrasë me armë zjarri (pistoletë) duke qëlluar në oborrin e banesës shtetasin D.I, 28 vjeç banues në Elbasan. Nga të shtënat nuk ka patur persona të dëmtuar.
Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
3 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 7.65 mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/