Tre persona u arrestuan në biznesin e tyre të ri ku kryhej paketim kanabisi kundrejt edhe një pagese për pako.
Policia e Durrësit në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, mbrëmjen e djeshme kanë goditur grupin, të cilët në banesë përpunonin dhe ambalazhonin lëndë narkotike Marjuanë, me qëllim tregtimin e saj.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Hermes Kalemi 22 vjeç, banues në Plazh, Durrës;
• Saimir Sula 24 vjeç, banues në Plazh, Durrës.
• Enriko Driza 20 vjeç, banues në Plazh, Durrës.
Arrestimi I tyre u bë pasi:
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen Nr. 13 , Durrës kishin marrë me qira një banesë, ku edhe ushtronin aktivitetin kriminal.
Në banesë përpunonin dhe ambalazhonin lëndë narkotike me qëllim të tregtimin e saj, kundrejt pagesës prej 1 000 lekë të reja / një qese e ambalazhuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e mësipërme, Specialistët për Narkotikët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• dy pako të mbështjella me qese plasmasi, me peshë rreth 2.2 kg të mbushura më lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë;
• disa qese të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë, gati për t’u hedhur në treg, dhe
• 206 qese boshe, që shërbenin për ambalazhimin e lëndës narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Hernes Kalemi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike në formë “boçe” e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/