Zgjedhjet pa opozitën dhe koalicioni me Ilir Metën?! Ja si përgjigjet Edi...

Zgjedhjet pa opozitën dhe koalicioni me Ilir Metën?! Ja si përgjigjet Edi Rama!

80
0
Shares

Kur na ndajnë vetëm 10 ditë nga marrëveshja e 1 Prillit 2013, datë në të cilën Edi Rama dhe Ilir Meta vendosën për të hyrë bashkë në zgjedhje, pikëpyetje të shumta ngrihen nëse do arrijnë dy krerët e koalicionit qeverisë që ta rinovojnë kontratën.
Kryeministri Edi Rama e ka shprehur hapur qendrimin për të hyrë në zgjedhje edhe nëse Partia Demokratike i bojkoton ato, por a po përgatit ai një skenar për të dalë i vetëm dhe për t’u shkëputur përfundimisht nga Meta?

A ka ai ndonjë qëndrim të ri në lidhje me kërkesën e demokratëve për qeveri teknike, kërkesë për të cilën ka qënë kategorik deri më sot dhe a është i gatshëm t’ua plotësojë në këmbim të vettingut? Cili pritet të jetë fati i zgjedhjeve të 18 qershorit dhe sa shanse ka që ato të shtyhen?

Për këto por edhe çështje të tjera kaq delikate, kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur të flasë pa dorashka ditën e sotme, në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, në “News 24”.

Opozita është në çadër përpara Kryeministrisë, zgjedhjet po afrojnë, dhe koalicionet janë ende të paqarta. Aleati juaj gjatë inaugurimit të një shkolle tha sot se pluralizmi ka ardhur që në ’90, ju jeni një ndër të njoftuarit?
Unë e nënshkruaj këtë deklaratë njësoj sikur ta kem thënë vetë, nuk shoh asgjë për njoftim këtu.

A është kategorik qëndrimi juaj për të hyrë në zgjedhje qoftë edhe pa PD?
Dita e zgjedhjeve është dita kur vendos populli, dhe partitë nuk kanë asnjë të drejtë të diskutojnë këtë, ashtu siç kanë të drejtë të hyjnë ose jo në zgjedhje. Kjo është data e dekretuar nga Presidenti i Republikës.

A ndjeni ndonjë përgjegjësi për qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje? Do ishit kryeministri i parë që e çon vendin në zgjedhje pa opozitën…
Nuk e çoj unë vendin në zgjedhje. Vendosin vetë partitë politike të marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Nuk ka lidhje me mua apo qeverinë.

Çfarë do bëni nëse Meta nuk pranon të hyjë në zgjedhje pa opozitën?
Unë nuk flas me nëse unë flas për fakte.

Meta e ka lënë të kuptohet se zgjedhjet pa opozitën janë katastrofike…
Varet si e dëgjon Metën, unë e kuptoj shumë mirë. Secili shkon në zgjedhje me programin, me skuadrën, me liderin e vet. Është e drejtë e çdo subjekti politik të shkojë apo jo në zgjedhje.

A keni marrë një përgjigje përfundimtare nga Meta për koalicionin parazgjedhor.
Nuk kam marrë një përgjigje, sepse nuk kam bërë një pyetje. Nuk e shoh të nevojshme të bëhet ky diskutim.

A e keni diskutuar këtë çështje?
Kur njerëzit janë bashkë nuk diskutojnë në rast se duan të ndahen.

Nuk keni patur një bashkëjetesë paqësore, ndoshta ndaj diskutohet kjo çështje?
Nuk e di çfarë quani bashkëjetesë paqësore, por koalicioni ynë ka qenë larg të qenit luftarak. Është një bashkëjetesë normale mes forcash që janë të ndryshme, kanë qasje të ndryshme në momente të caktuara, por që kanë një qëllim të caktuar.

Po të kujtojmë dhjetorin 2016-ës, ju i quajtët taktika…
Mendoj se të thuash taktika nuk thua diçka fajësuese. LSI është më taktike sesa PS. PS është strategjike.

Nuk pret asgjë nga LSI?
Nuk pres asgjë. S’kam shtuar asnjë pyetje.

Keni thënë se fitoni dhe pa LSI..
Nuk e kam thënë.

S’më kujtohet vendi, por arrini të bëni.
Vendin nuk e gjeni dot, por midis jush. Midis rrethit tuaj mediatik, ku shkruani dhe pyeteni vet. Në një mbledhje të PS kam thënë bazuar në rezultatet me vitin 2013, PS mund të arrijë më mirë.

Dhe keni thënë se votat me Metën duhet të ndahen…
Pa këtë koalicion nuk do ndodhin reformat territoriale. Kanë bërë një tersi reformash.

Çfarë po thoni kur ju deklaroni se nuk keni bërë asnjë pyetje dhe diskime për koalicionin, po keni bërë thirrje..
Kur ju shkoni në një familje në shtëpinë e miqve tuaj ju i bëni pyetje “A po ndaheni?

Replikat mes LSI dhe PS janë të shpeshta. Si Nikolla dhe Kryemadhi. A po ndodh gjë?
Këto janë shprehje të një momenti që lidhet me zgjedhjet që afrojnë kur është e natyrshme që LSI të mundohet të krijojë një profil më atraktiv duke bërë opozitën e qeverisë.

Kryemadhi foli për problemin në arsim që ju e quani reformë të suksesshme?
Reforma ka pasur mbështetje nga të dyja partitë

Ju i keni bërë ftesë për një tjetër mandat Metës por nuk ka përgjigje?
Kur jam kam bërë këtë ftesë publike? Nuk ka ftesë se ka koalicion

Gjosha thotë që Meta duhet të jetë kryeministër?
Është anormale mos ta thoshte këtë gjë, është e kabinetit tonë, por është pjesë e partisë së Metës prandaj është normale që ta dojë këtë.

Po e diskutoni një temë të tillë me Metën, jua ka kërkuar ai të jetë kryeministër?
Kryeministri buron nga vullneti i popullit, ata zgjedhin partinë fituese dhe kryeministrin dhe koalicionin fitues. Se kush do jetë kryeministër këtë nuk e përcaktoj as unë dhe as Ilir Meta por vota e popullit.

Do e pranonit si kusht të LSI-së për të vazhduar koalicionin nëse duan që Meta të jetë kryeministër?
Kjo është me nëse, nëse LSI del parti e parë, është normale të bëhet ai Kryeministër

Ilir Meta President?
Nuk ka negociatat për emrin e tij si President, dhe nuk ka nevojë të ketë. Ne jemi koalicion dhe do bisedojmë kur të vijë koha.

PDIU do të jetë në koalicionin parazgjedhor?
Ne jemi në një koalicion dhe vlen e njëjta përgjigje.

Presidenti dekretoi 4 ministrat, por tha se i takon parlamentit të gjykojë, sidomos për kandidaturën e Xhafajt. A e keni diskutuar me Metën, dhe a do ta votojë ai?
Ai është bashkëkryetar i koalicioni dhe ka një ndarje të qartë të detyrave, Meta asnjëherë nuk ka kërkuar të imponojnë apo pengojë asgjë. përkundrazi të gjithë ministrat në kabinetin qeveritar janë të barabartë dhe kanë një kryeministër, jo dy. Nuk dua të humbas kohë me presidentin, pasi shumë më e rëndësishme se një konference të diel mbasdite për të dalë për të mos thënë asgjë, është çfarë po ndodh sot. Vendi sot ndodhet përballë një qasje shumë kuptimplotë mes aspiratës për të bërë shtet, për të kaluar gjykatësit e prokurorët në filtrin e vettingut, dhe ringjalljes së një instinkti për të penguar popullin të bëjë shtet.

Nëse LSI nuk e voton kandidaturën e Xhafajt, mund të thuhet se koalicioni ka rënë?
Ju thoni se nëse autobusi i Tiranës së Re, që është bllokuar nga çadra i bie nga hëna, a është ky çrregullim i qarkullimit ndërkombëtar.

A mund të pohoni ju vet se kandidatura e Xhafajt nuk ka qenë një torturues gjatë komunizmit?
100 %. Duhet ët kesh fakte për të kundërtën, është njësoj si të më pyesësh mua keni fakte që nuk jeni i droguar.

Testin ua kërkoi Berisha?
Këto nuk janë gjëra që bëhen me test, bëhen me prova. Po Saliu është përpara Romakëve, është midis Gurit dhe Bronxit. Përgjigjet për dëshmitë e dy personave janë bërë publike nga vetë investigimet e gazetarëve. Po unë nuk dua të hyj te kjo që është pjesë shfaqjes brutale të një situatë që e kemi konstatuar të gjithë te PD. Nuk kanë asnjë program, asnjë skuadër, lider po s’kanë e s’kanë, dhe kanë 3 vite e gjysmë që vetëm hedhin baltë. Kanë 3 vite e gjysëm që hedhin vetëm baltë dhe nuk kanë as program. Kanë të njëjtin program qeverisje që kishin. Ç’mund të presësh nga njerëz të dëshpëruar që kanë tmerr nga Vetting-u që i mblidhet dhe disfata në zgjedhje

Keni bërë ministër një ish-hetues
Ai ka qenë ministër para se unë të isha kryeministër. Ai ka udhëhequr reformën më tronditëse në rrugën për të bërë shtet, atë të Reformës në Drejtësi. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time dhe të gjithë socialistëve që gjykojnë nga veprat. Zërave ju përcjell të gjitha ngushëllimet e mia.

Ka pasur ndikim nga ndërkombëtarët?
Jo nuk ka pasur fare, por është dashur që të konsultohem me ta për kandidatët, i kam kërkuar opinionin i cili ka qenë shumë pozitiv.

Largimi i Tahirit, jeni konsultuar me amb. Amerikane?
Nuk ke pse konsultohesh me askënd kur je kryeministër.

Nishani tha se është i papranueshëm ngarkimi i Xhafës..
Nuk kam asnjë koment. Do isha i gatshëm po të flitej për Vetting-un e reformën në drejtësi. Për komente nuk diskutoj

Do bisedosh me PD-në dhe të pranoni qeverinë teknike nëse PD firmos Vettingu-n
Vettingu nuk është nder që më bëhet mua por detyrim për të gjithë popullin. Të mbyllet pazari i gjësë së gjallë që është sistemi i drejtësisë. Nuk janë kushte ato vendosin ata, i burojnë nga frika e dëshpërimi dhe mungesa e dashurisë për popullin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY