VIDEO/ Dhunon brutalisht pasagjerin në tren se e zgjoi nga gjumi

VIDEO/ Dhunon brutalisht pasagjerin në tren se e zgjoi nga gjumi

68
0
Shares

Një burrë u burgos për një vit, pasi ka dhunuar barbarisht një pasagjer treni në Londër, që u përpoq për ta zgjuar” përpara se të mbërrinte në stacion.
Videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë tregon se si 24-vjeçari Sam Perace dhunon egërsisht një person.
Ai ka pretenduar në gjykatë se viktima e ka zgjuar shumë herë me idenë se kishte ardhur stacioni, duke e bërë të shikohej sikur ishte budalla.
Pasi e rrëzoi pasagjerin në tokë, e goditi në mënyrë të përsëritur dhe më pas e ka tërhequr zvarrë duke e sulmuar dhe duke e nxjerrë jashtë trenit.
Gjykata dëgjoi nga viktima se ai kishte besuar se treni ishte në stacionin e fundit.
“Pearce ka shfaqur nivele dërrmuese të agresionit gjatë këtij sulmi të egër dhe të  paprovokuar”, tha rreshteri Stephen Bartlett pas seancës.
Mbrojtja e tij tha se i riu i ishte kthyer viktimës pasi e kishte bërë të dukej si budalla, por veprimet e tij të pa matura nuk e penguan gjykatën ta dënonte me 12 muaj burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY