Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Kombinat, ish-ministri Saimir Tahiri deklaroi se opozita po tenton të kthejë demokracinë me ‘kokë poshtë’. Tahiri theksoi se PD po gjen pretekse dhe po shpik kriza ndërsa sot sipas tij e kërkojnë Shqipërinë si plaçkë.
Nga ana tjetër ish-ministri i Brendshëm, aktualisht kreu i PS-së për Tiranën theksoi se në 18 qershor selia rozë do fitojë dhe kryeministër do jetë Edi Rama.
Po ashtu, Tahiri ‘thumboi’ dhe kreun e LSI, Ilir Metën, ndërsa shtoi se nuk është koha për gjëegjëza.
“Mos u lodhni me gjëegjëza, koalicioni ynë më i rëndësishëm është këtu, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo derë, me çdo njeri, burra, gra, të rinj e të reja. Koalicioni ynë është me shqiptarët për Shqipërinë që duam, me ata që duan shtet, drejtësi” u shpreh mes të tjerave Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/