Kur Perëndimi na mëson neve të Lindjes, me MEA CULPAN e vet…

Kur Perëndimi na mëson neve të Lindjes, me MEA CULPAN e vet…

68
0
Shares

Nga Suela Musta

Televizioni publik italian RAI,vendosi mbylljen e një emisioni të ndjekur e të pëlqyer nga publiku, drejtuar nga një gazetare e njohur për shkak të një kronike me subjekt “pse burrat italianë preferojnë gratë e lindjes”.
Autorët e programit “La vita in diretta” përcaktonin gjashtë motivet pse italianët zgjedhin femrat e lindjes përmes një vëzhgimi me nëntitull “Janë grabitëse burrash apo bashkëshorte perfekte?” Edhe pse në frymën e një produkti rutinë mediatike, emisioni arriti të ngrinte një agorë të fuqishme qëndrimesh jo vetëm në media por dhe në sferën publik përmes shoqërisë civile, intelektualëve, ekspertëve të komunikimit, të rinjve dhe shumë njerëzve të tjerë. Ata arritën që me forcën e mendimit dhe ekspertizës së tyre të bënin që disa gazetarë të dorëhiqeshin, drejtuesit e lartë të RAI të kërkonin ndjesë publike dhe më së fundi u vendos që emisioni të mbyllej.
Është e tepërt të evidentohet forca që kanë mediat e një vendi si Italia, djep i lashtësisë së demokracisë, sferës publike dhe emancipimit, por ajo cka në Shqipëri, pjesë e mentalitetit të Lindjes, na vjen si një precedent i jashtëzakonshëm mësimi, është rasti kur një media publike RAI, i shërben publikut deri në fund, me një MEA CULPA të madhe dhe tërheqje me dinjitet ndaj gabimeve të gazetarëve. Është rasti kur shoqëria civile e civilizon edhe më shumë një shoqëri, kur media dëshmon se ka mision të drejtat e publikut dhe jo demigrimin e një kategorie të tij, kur institucionet respektojnë taksapaguesit dhe kur revolta e publikut merr kuptim në terren konkret dhe jo në wall e heshtur të Fb.
Si një individ që besoj gjithmonë tek cilësitë e garës dhe jo tek lufta gjinore, e shoh mbylljen e emisionit të RAIT, jo si një arritje të betejës ndaj seksizmit, por mbi të gjitha të funksionimit të lirisë, të vlerave të një mediaje të pavarur dhe profesionale, të gjallërisë së shoqërisë civile dhe aq më shumë të forcës së zbatimit të ligjit nga institucionet.
Në Shqipëri, mediat cenojnë të drejtat e publikut, institucionet cenojnë të drejtat e mediave, ndërsa shoqëria civile fiton edhe më shumë fonde, duke heshtur ndaj gjithë këtyre cenimeve.
Mediat, institucionet e fushës, shoqëria civile kanë ngecur prej kohësh në misionin e tyre në mbrojtje të të drejtave njerëzore, madje çka mjeshtërisht, arrijnë të bëjnë është “fajësimi i asaj çfarë ti je…” me çdo mënyrë e me çdo mjet…
Fëmijët, gratë, të varfërit, shtresat e margjinalizuara janë gjithmonë atje në fokus si një karem për të tërhequr vëmendjen e audiencës, sensacionin, për të thithur lekët reklamave, për ti bërë fresk qeverisë apo zyrtarëve të saj edhe kur ata diskriminojnë publikisht gazetaret femra.
Tek ne, mediat, institucionet dhe shoqëria civile janë gjithmonë në garën e padrejtësive dhe përfitimit, dhe deri atëherë për të arritur atë shkallë vetedijeje dhe profesionalizmi për një MEA CULPA dhe shpagim ndaj publikut, kemi shumë për të mësuar “nga gabimet” e Perëndimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY