JOHN BOLTON/Miku i Trump në Tiranë: “Do ketë ndryshime më kalimin e...

JOHN BOLTON/Miku i Trump në Tiranë: “Do ketë ndryshime më kalimin e kohës”

75
0
Shares

Diplomati i njohur John Bolton, ish-ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara, i njohur si një nga “skifterët” e Presidentit Bush, njeriu që u përfol si kandidat i mundshëm për Sekretar Shteti dhe këshilltar për Sigurinë Kombëtare, është sot një nga njerëzit më të afërt të Donald Trump.

Bolton ndodhet në Tiranë për të festuar ditën e Sulltan Nevruzit bashkë me opozitën iraniane që është streguar këtu ndërsa dha edhe një intervistë në Top Story me Sokol Ballën për të folur për SHBA-të, Rusinë, Ballkanin, Sorosin, reformën në drejtësi dhe për t’iu përgjigjur pyetjes se sa mund të ndryshojë politika e Uashingtonit ndaj Tiranës.

Më poshtë pjesërisht intervista me Bolton:

Sokol Balla: Pra, shqiptarët duhet të jenë të qetë sepse në vija të trasha, politika amerikane në Ballkan dhe për shqiptarët, ky prioritet nuk do të ndryshojë as në administratën Trump?

Ambasadori Bolton: Po të shikojmë mjedisin me të cilin përballet SHBA në gjithë botën për shkak të vendimit që bëri administrata Obama për të pakësuar influencën amerikane në mbarë botën, për shkak të mendimit të tij se Amerika ishte pjesë e problemit dhe jo zgjidhjes, strukturat politike që u bënin ballë presioneve janë dobësuar në mbarë botën, ndaj ndodhemi në një situatë të rrezikshme në detin e Kinës Lindore, po ashtu me programet bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit, por edhe përpjekjet e Rusisë për të vendosur hegjemoninë si në Lindje, ashtu edhe Perëndim e Ballkan. Ka shumë problematika dhe nuk mund t’u jepet zgjidhje e njëkohëshme, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi në dijeni të problemeve.

Sokol Balla: A ka nga republikanët, nga konservatorët e saj ndonjë problem me miliarderin George Soros?

Ambasadori Bolton: Ka shumë njerëz që i konsiderojnë aktivitetet e tij në Europën Qendrore dhe Lindore si shqetësuese. Unë nuk kam shumë besim tek teoritë e konspiracionit. Megjithatë, është pjesë e zinxhirit të administratës Obama dhe do të ketë disa ndryshime me kalimin e kohës.

Sokol Balla: Si USAID…

Ambasadori Bolton: Kërkon kohën e vet që administrata e re të marrë në dorë shumë aspekte të politikës amerikane, sepse është shumë e komplikuar dhe mbase do të na duhet ta bëjmë tranzicionin sa më efikas, por gjërat janë ato që janë. Duhet të kemi durim dhe gjithsesi do të ketë ndryshim.

Sokol Balla: Këtu në Shqipëri, nga opozita dhe faktorë të tjerë politikë, edhe nga brenda mazhorancës, ka një pritshmëri se administrata Trump do të ndjekë një kurs komplet tjetër në Shqipëri, e para sepse kryeministri aktual, Edi Rama ishte kritika ndaj Donald Trump dhe tezave të tij në fushatë, ka mbështetur hapur zonjën Clinton. Së dyti, opozita dhe elementë të tjerë politikë, edhe jashtë saj, konsiderohet si një njeri i mbështetur nga George Soros. Mendoni se kjo mund të ndodhë?

Ambasadori Bolton: Që të jemi të qartë, unë nuk kam ardhur këtu si përfaqësues i administratës Trump dhe nuk dua të përfshihem në politikën shqiptare. Unë shpresoj që të diskutoj me njerëz si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita për të kuptuar situatën. Ka një sërë njerëzisht të huaj që kanë thënë kritika të ndryshme kundër Donald Trump, por unë mendoj se politika e jashtme e Trump nuk do të mbështetet nga gjëra të tilla, por vetëm në interesin më të mirë të SHBA. Unë me çiftin Clinton kam qenë në shkollë bashkë dhe unë jam shumë i kënaqur dhe shpresoj që ajo të jetë në një pension të përhershëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY