Gramoz Ruci mbledh roskovecarët për lejet e legalizimit dhe iu flet për...

Gramoz Ruci mbledh roskovecarët për lejet e legalizimit dhe iu flet për zgjedhjet dhe qeverinë teknike

95
0
Shares

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka shpërndarë leje legalizimesh në Roskovec, ndërsa ka folur dhe për reformën zgjedhore.
Ruçi u shpreh se mazhoranca është e gatshme të diskutojë për çdo interes për kodin zgjedhor dhe se zgjedhjet mbahen 1 herë në 4 vite sipas Kushtetutës. Gramoz Ruci tha se zgjedhja e presidentit është në rrezik nëse nuk realizohen zgjedhjet e 18 qershorit.

“Qeverinë e zgjedh populli dhe nuk mund ta kërkosh kur do. Ne pranojmë çdo propozim të certifikuar nga OSBE. Kushtetuta përcakton qartë nëse do ketë apo jo zgjedhje të cilat mbahen 1 herë në 4 vjet. Diskutimi i datës 18 do të thotë një Shqipëri e destabilizuar. Në se nuk realizohen zgjedhjet e 18 qershorit zgjedhja e presidentit te republikës është në rrezik”- tha Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY