Ambasadori amerikan ne Tiranë Donald Lu ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e vendit Berisha, në zyrën e këtij të fundit.
Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta ku në fokus ishte situata politike në vend dhe protesta e opozitës, e cila vazhdon prej një muaji. Në përfundim të takimit asnjëri nuk ka bërë komente rreth bisedës por besohet se Lu dhe Berisha diskutuan për qëndrimin e opozitës ndaj qeverisë dhe zgjedhjeve. Opozita ndan qëndrime të ndryshme për disa cështje që lidhen me reformën në drejtësi me ambasadorin Lu dhe qeverinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/