Një 34-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një atentati me armë mbrëmjen e djeshme, teksa po pinte kafe në zonën e Kinostudios. I riu Eduart Duka ka marrë plagë të lehtë në krah, ndërsa policia ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim dy autorët.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë shtetasit: – L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë – E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e shpallur në kërkim, me shtetasin e dëmtuar, më parë kanë patur një konflikt midis njëri tjetrit dhe konkretisht më datë 08.02.2017, konflikt i cili është trajtuar nga Komisaraiti Nr 4.
Konflikti ka ndodhur një muaj më parë në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja mbrëmë. Ai është përfshirë në një sherr të dhunshëm me grushte me këta persona dhe ngjarja është ndjekur nga Komisariati nr.4, që ka proceduar të personat për dëmtime të tjera me dashje.
I plagosuri Duka ka deklaruar në polici se gjithçka nisi kur agresori e shau nga gruaja. Policia po punon për kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/