SHIFRAT/ Saimir Tahiri “e mbyll me nder” “çarmatos” Shqipërinë, grumbullon plot 86...

SHIFRAT/ Saimir Tahiri “e mbyll me nder” “çarmatos” Shqipërinë, grumbullon plot 86 armë

77
0
Shares

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri “e mbyll me nder” qëndrimin në qeveri. Këtë “sihariq” e jep Policia e Shtetit, e cila në kuadër të nismës së ndërmarr nga Ministria e Brendshme njofton se vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve nga ana e qytetarëve.
Siç bëhet e ditur, gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 86 armë zjarri, 69.245 fishekë, 52 krehra, 101 granata, 68 ndezës, 5 kallëpe dinamiti, 1 kuti lëndë tymuese si dhe 2 kaseta mitralozi.

Policia e Shtetit ka publikuar edhe numrin e armëve të dorëzuar ditët e fundit sipas qarqeve.

Qarku Dibër
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe i municioneve luftarake. Gjatë kësaj jave janë dorëzuar nga banorët: 15 armë zjarri,  5887 fishekë, 12 krehra, 38 granata, 28 ndezës,  pjesë armatimi dhe  kaseta mitralozi.

Qarku Tiranë
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në Komisariatet e Policisë Tiranë janë dorëzuar nga banorët 14 armë zjarri, 2300 fishekë dhe 10 granata.

Qarku Kukës
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit, janë dorëzuar 11 armë, 1000 fishekë, 11 krehra.

Qarku Korçë
Vijon masivisht dorizimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar: 8 armë zjarri, 9388 fishekë, 27 granata, 20 ndezës, 5 kallëpe dinamiti, 2 kaseta mitralozi dhe 1 kuti me lëndë tymuese.

Qarku Durrës
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 7 armë zjarri, 7 krehra dhe 450 fishekë.

Qarku Berat
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun Berat janë dorëzuar 6 armë zjarri dhe 26300 fishekë.

Qarku Fier
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjate ditëve të fundit janë dorëzuar 6  armë zjarri, 350 fishekë, 1 granatë dhe 8 krehra.

Qarku Gjirokastër
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.  Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 17 670 fishekë

Qarku  Elbasan
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 3070 fishekë dhe 13 krehra.

Qarku Shkodër
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit dorëzohen nga banorët 4 armë zjarri dhe 200 fishekë.

Qarku Lezhë
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.  Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri, 25 granata, 20 ndezës , 2400 fishekë dhe 1 krehër.

Qarku Vlorë
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.  Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri si dhe 230 fishekë.

“Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata që dorëzuan vullnetarisht armët dhe municionet luftarake.
Policia e Shtetit dhe një herë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato  brenda afatit”, thuhet në njoftimin e Policisë….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY