Itali, arrestohet bosi shqiptar i drogës, kishte 4 mijë klientë

Itali, arrestohet bosi shqiptar i drogës, kishte 4 mijë klientë

92
0
Shares

Mediat italiane raportojnë se një shqiptar 37-vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte shënjestra kryesore e operacionit të antidrogës të policisë së Perugias të quajtur “Big Rock” (Guri i Madh).
37-vjeçari ishte pronari i një dyqani në Ferro di Cavallo, Fontivegge e Cortonese.
Sipas policisë, gjatë periudhës janar-mars në vitin 2013, ai ka qenë i përfshirë në 13 raste të shitjes së kokainës dhe i janë gjetur mbi 4000 kontakte në numrin e telefonit që përdorte për të kontaktuar klientët për shitjen apo shpërndarjen e drogës.
Sëbashku me 35 shqiptarë të tjerë ai u kthye në Shqipëri. Pasi kaloi pak kohë, me mendimin se tashmë ishte i sigurt dhe jashtë vëmendjes së policisë u kthye sërish në Itali, por policia e antidrogës e lokalizoi jashtë dyqanit të tij në Cortonese ku dhe e arrestoi.
Në hetim përfshihen dhe 22 persona të tjerë të arrestuar së fundmi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY