FOTO/ Agron Tufa i nxjerr një dokument për babanë dhe “kërcënon” ...

FOTO/ Agron Tufa i nxjerr një dokument për babanë dhe “kërcënon” Dritan Hilën

74
0
Shares

Debati mes shkrimtarit Argron Tufa dhe analistit Dritan Hila po ashpërsohet gjithnjë e më shumë. Pas videos së babait të Hilës, Tufa publikon një dokument të vjetër të vitit 1973.
Përmes këtij dokumenti, zv/ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe Feçor Shehu, i shpreh mirënjohjen babait të analistit për punën e palodhshme, si pjesëtar i grupit të hetimit ndaj të dënuarve të Spaçit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Tufa i kërkon Hilës të kërkojë falje për shpifjet dhe fyerjet ndaj tij, dhe e kërcënon se nëse nuk e bën këtë do të publikojë të tjerë dokumente të ngjashëm.
“Ja kush është ai shefi i inteligjencies se kundërzbulimit. Shiheni nga dokumenti, njëri nga dhjetëra, dhe gjykoni kush gënjen. I biri kishte prej më se një jave që me merrte nëpër gojë. Shpifte.
Propozonte qe jo vetëm nga Rilindja ikin 200 mijë shqiptare, por dhe nga Agron Tufa. Po unë, unë ç’duhet të them?! Nuk kam pas debat me Hilen as për Çulin, as për Filmat. Reagova për shpifjet dhe fyerjet.
Tani vërtetohen fjalët e mia: komentuesit histerikë të Hiles duhet të më kërkojnë falje. Hila faljen s’e ka në gjak. Si të duan: unë do të nxjerr dokumente të tjerë që do t’ju pataksin. Nëse nuk kërkohet falje. Sepse me keni rene me qafë, pa jua pas borxh. Rregulli kështu e ka: kush kruhet i pari…

P.S:
Të gjithë ata njerëz mendjeulët, që i lidhin reagimet e mia me përgatitjen e një vendi te çadra, t’ju vijë turp! Nuk shkel aty ku ka shkelë Hila. Me udhëheq truri e zemra, jo barku dhe llogaritë!”, shkruan Tufa. Shuplaka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY