Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar sonte në emisionin “Opinion” në TV Klan, ka folur edhe për marrëdhënien e tij me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin dhe mbështetjen që ka Veliaj në PS.
Fevziu: A u pre koka e Saimir Tahirit per arsye te nje rivaltieti me ju qe po perceptohej ne gjithe PS?
Veliaj: S’eshte aspak e vertet Tahiri ka bere nje pune te shkelqyer si minister i Brendshem, sot Shqiperia ka rend dhe shtet, dhe besoj qe bashke me Tahirin kemi nje barre te madhe per t’i sjelle nje fitore spektakolare PS ne Tirane. Do maksimizojme forcat per te punuar qe Tirana realisjht te na jape nje mbeshtetje.
Fevziu: Nuk kam parë ndonjë fytyrë më të trishtuar se ajo e zotit Tahiri në kohën që ju po i bënit disa elozhe Ditën e Verës në Pazarin e Ri.
Veliaj: Po abuzoni me truket kinematografike që janë të pavërteta.
Fevziu: Si janë raportet tuaja personale me zotin Tahiri?
Veliaj: Janë të jashtëzakonshme. Ne flasim përditë, kemi të dy një barrë që të koordinojmë punën e PS në Tiranë dhe mezi pres që të dy t’i sjellim fitoren PS në Tiranë.
Fevziu: A ka dy linja të ndryshme brenda në PS, njëra që ju mbështet më shumë ju dhe njëra që shkon në drejtim të kundërt?
Veliaj: Ka një linjë që mbështet Edi Ramën si një kryeministër i cili besoj e ka ndryshuar faqen e Shqipërisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/