Eshte zhvilluar sot gjyqi ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit, por në seancën gjyqesore nuk ndodhej asnjë nga të pandehurit.
Avokatët e Frrokut dhe Bamit kanë kërkuar vecim të cështjes, dhe dërgim të saj në Gjykatën e Shkallës së Parë, por prokurori Adnad Xholi është shprehur se cështja nuk mund të vecohet pasi ka prova të përbashkëta dhe mund të dëmtohet procesi.
Nga ana tjetër avokati i Tom Doshit ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i prokurorisë dhe dërgimi i cështjes në gjykatë.
Gjykata e lartë do të japë vendimin më 7 prill për kërkesat e avokatëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/