Një 62-vjeçar nga Rubiku o godit fort dhe më pas mbeti pa ndjenja pasi disa persona e sulmuan atë në rrrugën drejt shtëpisë, raporton Panorama.
Ky i fundit rrëfen se ngjarja ka qenë e paralajmëruar, pasi tri javë më parë ishte kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonit. Lesi ka dyshime të forta se ngjarja mund të ketë motive politike, për faktin se ai ka qenë i pranishëm disa herë në çadrën e opozitës në Tiranë.
“Sapo kam mbyllur lokalin që e kam pranë rrugës dhe u nisa për të shkuar në shtëpi, më kanë goditur në kokë duke më sulmuar me gurë. Kur kam parë që po sulmohesha, tentova të lëvizja me shpejtësi dhe të shkoja në shtëpi. Kam shkuar i gjakosur dhe pastaj rashë pa ndjenja nga goditjet. Më kanë marrë djali dhe gruaja, më kanë dërguar me urgjencë në spital. Atje erdhën mjekët dhe me mjekuan plagët. Më 18 shkurt unë kam qenë në protestën e opozitës në Tiranë së bashku me djalin tim. Kam shkuar sërish te çadra edhe tri herë të tjera, kur ishte radha e Mirditës. Pas pjesëmarrjes në protestë, unë jam kërcënuar dhe sulmuar. Mendoj se ngjarja mund të ketë ndodhur për këtë arsye. Në datën 24 shkurt më ka marrë një numër anonim në telefon dhe më ka thënë: “Mbylle lokalin, mos dil nga banesa se do të vrasim!”, deklaron Lesi.Panorama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/