David Braun i dënuar me 20 vite burg për abuzim ndaj të miturve me vendim të formës së prerë në vitin 2009 është kthyer përsëri protagonist në gjykatat shqiptare.
Britaniku i është drejtuar gjykatës së Tiranës për t’i kërkuar sigurimin e dy dëshmive të fëmijëve, të cilët fillimisht kanë deklaruar se janë abuzuar prej tij, por që tani kanë ndryshuar version.
Pala mbrojtëse e anglezit pretendon se atyre u është marrë dëshmia nën kërcënim, në kohën e hetimeve, kur ishin të mitur.
Tani, mbrojtja argumenton se duke qenë se Denis Aliu dhe Anton Çashllo kanë mbushur 18-vjeç mund të japin dëshmi jashtë çdo ndikimi duke e siguruar këtë prove para togave të zeza.
Prokuroria ka kundërshtuar pretendimet me argumentin se kjo kërkesë duhej bërë në fazën e hetimeve paraprake.
Pasi dëgjoi palët gjyqtari Arben Micko rrëzoi kërkesën Braun dhe nuk pranoi të marrë dëshmitë që do të rihapnin çështjen dhe ndoshta edhe do ta lironin anglezin nga burgu.
Në sallë pati edhe mbështetës të tjerë të David Braun. Edhe pse kanë kaluar gati 10 vite nga dënimi i tij ata i shikojnë akuzat si të montuara.
David Braun i është drejtuar me një kërkese edhe Gjykatës se Lartë për rihapjen e hetimeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/