Armando Prenga i heq një mandat PS-së edhe Kastriot Piroli “kriminel”

Armando Prenga i heq një mandat PS-së edhe Kastriot Piroli “kriminel”

74
0
Shares

Kastriot Piroli, kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, që do të zëvendësonte deputetin e larguar Armando Prenga, është dorëhequr nga zgjedhja në këtë detyrë, duke ia lënë vendin kandidatit të radhës në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 7 vota pro, vendosi “mozgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të PS-së, Qarku Lezhë, Kastriot Filip Piroli”. Sipas vendimit të KQZ-së, dorëheqja nga kandidati Piroli vjen për shkak të kohës së shkurtër të mbetur nga përfundimi i mandatit të Kuvendit, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të radhës dhe mosplotësimi nga ana e Pirolit të formularit të dekriminalizimit.
Partia Socialiste nuk ka më përfaqësues në listën e saj në qarkun e Lezhës, ndaj mandati i Prengës do t’i kalojë subjektit LSI, grupi parlamentar i së cilës shtohet dhe me një deputet, Petrit Gjonin, duke e çuar në 19, numrin e deputetëve në Parlament.
Në këtë mbledhje, KQZ ka miratuar edhe regjistrimin si subjekte zgjedhore të Partisë Socialiste dhe të disa partive të tjera.
Po ashtu, u paraqit raporti i auditëve Armando Teliti dhe Andi Erebara, ku shqetësim kryesor mbetet mosregjistrimi në kohë i adresave të votuesve, rënia e numrit të të regjistruarve për votim nga zgjedhjet e vitit 2013, mosnjoftimi i qendrave të votimit nga pushteti.
3 485 785 zgjedhës do të jenë në listat e votuesve më 18 qershor, ndërsa janë rreth 300 mijë pa adresë të saktë banimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY