IframeNjë luftanije amerikane me 400 marinsa në bord ka kaluar ngushticën e Bosforit dhe arriti mëngjesi e sotëm në Detin e Zi, për stërvitje të përbashkëta me Marinën rumune. Lajmi jepet në formën e një alarmi nga Rusia Today, e cila ndonëse pranon që anija ka qëllim stërvitor, i quan këto si “lojëra lufte”.
“Luftanija USS Carter Hall mbërriti në Detin e Zi për të marrë pjesë në stërvitje dypalëshe trajnimi me skuadrën ushtarake rumune “Stuhia e Pranverës ,” tha flota e gjashtë amerikane në një deklaratë.
Ndërsa RT shton se ushtrimet do të zhvillohen jo larg nga porti rumun i Konstancës nga data 18 deri në dhe 21 mars.
E duke folur për lojërat e luftës, RT thekson se ato kanë për qëllim mbrojtjen e bregdetit dhe qyteteve rumune në këtë zonë.
Këtë javë, katër luftanije të NATO-s lundruan në Odessa, porti ukrainas i Detit të Zi. Trupa nga Polonia, Spanja, Gjermania dhe Turqia janë duke marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake për të rritur lidhjet me homologët e ukrainas, sqaron “RT” .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/