SKANDAL/ Zgjedhjet në Kavajë, Gjykata Kushtetuese ndërhyn me qëndrim në një çështje...

SKANDAL/ Zgjedhjet në Kavajë, Gjykata Kushtetuese ndërhyn me qëndrim në një çështje politike

70
0
Shares

Zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Kavajës, denoncojnë një skandal të Gjykatës Kushtetuese, e cila, mësohet se ka ndërhyrë me qëndrim në një çështje politike.
Një fakt i tillë bëhet evident, pas vonesës në shpalljen e datës së këtyre zgjedhjeve, për kreun e kësaj bashkie.
Shpjegimi i Presidentit për këtë vonesë në shpalljen e datës së zgjedhjeve zbulojnë ndërhyrjen politike të kësaj gjykate, me mosvënien në dijeni të Kreut të Shtetit për vendimin e saj, të heqjes së mandatit të kryebashkiakut Elvis Rroshit.
I pyetur në konferencën  sotme për shtyp se
“Përse nuk po e dekretoni datën e zgjedhjeve në bashkinë e Kavajës ku në rastin e zotit Shukri Xhelili ju e dekretuat menjëherë pas daljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Po prisni zbardhjen e vendimit?”, Presidenti Bujar Nishani, u përgjigj…
“Në lidhje me dekretimin e zgjedhjeve në bashkinë e Kavajës, po e nis nga rasti i Peshkopisë. Kam dekretuar datën e zgjedhjeve brenda 48 orësh nga marrja e njoftimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Menjëherë pas vendimit që ka marrë Gjykata Kushtetuese në mënyrë zyrtare, me shkrim, Gjykata Kushtetuese ka dërguar njoftim tek Presidenti i Republikës mbi përmbajtjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë moment Presidenti është i detyruar në bazë të Kushtetutës që brenda 48 orësh të shpallë një nga datat që kodi parashikon për zgjedhjet dhe kam zgjedhur në atë kohë datën më të largët me qëllimin e mirë që t’i lejë kohë institucioneve administrative të procesit zgjedhur dhe partive politike për t’u organizuar. Në rastin konkret deri në ditën e sotme, deri në këtë moment që ne flasim së bashku nuk ka asnjë njoftim qoftë dhe si ai i rastit të Dibrës, të dërguar tek Presidenti i Republikës nga ana e Gjykatës Kushtetuese”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY