SHËNIM/ “Rilindja” me Xhafajn dhe 1 Prilli

SHËNIM/ “Rilindja” me Xhafajn dhe 1 Prilli

57
0
Shares

Nga Drenica Qelia

drena qelia, vogel

Drenica Qelia

Rifreskimi i rilindur i qeverise duket se nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi në mbarëvajtjen e punës në koalicionin e majtë. Edhe protesta e opozitës që sapo ka mbushur muajin ka dhënë frytet e vete të para siç është ndërkombëtarizimi  i çështjes se zgjedhjet e lira dhe të drejta janë në rrezik potencial nga një bande trafikantësh droge qe janë edhe në qeveri edhe ne parlament edhe në pushtetin lokal. Protesta e opozitës së bashkuar po godet në maksimum mashtrimet e njëpasnjëshme qeveritare sa për fasadë, të arritjeve aspak të qarta gjatë këtyre kohëve qeverisjeje të koalicionit Rama – Meta lindur dhe betonizuar në ditën e gënjeshtrave me 1 prill të katër viteve më parë.
Caktimi i një hetuesit të ashpër të diktaturës komuniste për të menaxhuar problemet e rendit në Shqipëri është absolutisht një provokim për opozitën por edhe një moskokëçarje për atë çfarë është arritur gjithë këto vite në Shqipëri. Ndërkombëtarët duhet të ngrenë zërin dhe ne nuk duhet të lejojnë që në Shqipëri ushtarët e bindur të ferrit diktatorial të rilinden për të bërë të njëjtën gjë që bënë vetëm pak vite më parë. Kjo rilindje e asaj kaste politike qe u hodh poshtë nga shqiptarët në fillim të viteve 90 tani nuk është një mashtrim i madh fasadash e melodish që vinë erë të keqe hashashi, por është një realitet.
Protesta e opozitës duhet mbështetur pasi një kryeministër dhe kryetar partie si Edi Rama që mbushi parlamentin me banditë dhe pushtetin lokal me ushtarë të bandave nuk i duhet këtij vendi. Nuk i duhej as dje as sot dhe as nesër. Kjo lloj qeverisje nuk garanton dot asnjë hapësirë për lirinë e votës. E kështu duke vënë në dyshim edhe ekzistencën e demokracisë për të cilën është investuar shumë edhe nga shqiptarët por edhe nga aleatët ndërkombëtarë. Marrëveshja në ditën e gënjeshtrave u quajt “rilindje” por që në asnjë dite pas kësaj nuk ishte e tille për shqiptarët e shumtë por vetëm për bijtë e atyre që qeverisen për 50 vjet në diktaturë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY