MONOLOGU JAVOR/ Edi Ramës “i ngrijnë” argumentet, në monologun e radhës përsërit...

MONOLOGU JAVOR/ Edi Ramës “i ngrijnë” argumentet, në monologun e radhës përsërit veten

63
0
Shares

Në monologun e radhës, Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën për protestën që po zhvillon poshtë dritares së zyrës së tij.
Por frazat e tij të sotme, të shpërndara, nga për të trimëruar veten, se “nuk do të ketë qeveri teknike apo shtyrje zgjedhjesh”në “ftesë për dialog”, nuk ishin asgjë më shumë se një retorikë e përsëritur prej tij gjatë këtyre ditëve të protestës së opozitës.
Nuk munguan nga Edi Rama sot, as retorikat për zbulim e denoncim të armiqve të jashtëm.
Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi drejtuesit e PD, aleatët dhe analistët e opinionistët që i janë bashkuar protestës tek çadra. Kryeministri theksoi se nuk do të dorëhiqet, nuk do të pranojë krijimin e një qeverie teknike e as shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit dhe i bëri thirrje opozitës që të tërhiqet nga protesta.
Sakaq, kryeministri Rama është shprehur se është i gatshëm për dialog dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, nëse PD ka propozime konkrete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY