Ka filluar grumbullimi anti Itali dhe Bosnje për përfaqësuesen kuqezi, ku ditën e shtunë dhe të dielë kanë filluar të mbërrijnë lojtarët e parë.
Një grumbullim disi ndryshe, me shumë lojtarë të dëmtuar dhe një pjesë me pak minuta në këmbët e tyre. Gjithsesi, kjo nuk pengon askënd nga ata që ka thërritur Xhani de Biazi që të jetë i motivuar dhe i bindur për të dhënë maksimumin.
Azdren Llullaku është ndër të parët e mbërritur, gjendja e tij është maksimale dhe ai shprehet i gatshëm të luajë edhe në mbrojtje, jo vetëm në repartin e avancuar, ku e ka vendin.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se jemi të gatshëm dhe të motivuar. Kemi nevojë për pikë dhe do të ikim në Itali me këtë mendim në kokë. Edhe në mbrojtje të luaj, nuk ka problem. Shpresoj vetëm që të luaj”, deklaron Llullaku.
Taulant Xhaka, pas fitores së një nate më parë të skuadrës së tij Bazelit, ka mbërritur të dielën në aeroportin “Nënë Tereza”.
“Duhet të luajmë siç kemi luajtur deri më tani. Nuk duhet ta presim Italinë, por ta sulmojmë ne të parët. Jam gati të sakrifikoj kudo për të luajtur”, u shpreh Xhaka.
Edhe Amir Abrashi duket të ket hedhur pas shpine dëmtimin e tij që e mbajti gjatë jasht fushës së lojës: “Kam pasur probleme sepse u ktheva i dëmtuar nga ndeshja me Spanjën. Ka 3-4 javë që po stërvitem, por skuadra ka ecur mirë dhe trajneri nuk ka ndryshuar formacion”.
Ndërkohë, përgatitësi atletik Alberto Bella shpreson tek mrekullitë dhe kërkon t’i shohë vetë me kujdes gjendjen e lojtarëve, pavarësisht çfarë flitet për gjendjen e tyre fizike, për të bërë vlerësimet përfundimtare.
“Fakti që lojtarët kanë ardhur një ditë përpara fillimit të grumbullimit është një shenjë shumë e mirë që ne të kemi mundësi të monitorojmë nga afër gjendjen e tyre. Mund të them se 5-6 lojtarë janë rikthyer të luajnë prej pak kohësh, për këtë arsye duhet të vlerësojmë gjendjen e tyre me kujdes në fundin e javës së ardhshme, përpara ndeshjes, sepse më përpara është e pamundur”, tregon përgatitësi atletik. / Top Channel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/