Flet heroi: Zjarrfikësve ju hoqën trajtimin si “forca speciale”, uniformat tona janë...

Flet heroi: Zjarrfikësve ju hoqën trajtimin si “forca speciale”, uniformat tona janë …!

51
0
Shares

Lorenc Hatija është nga “heronjtë” e heshtur të ditëve tona. Një zjarrfikës i thjeshtë në beteja të përditshme me flakët. Pak ditë më parë, ai u bë personazh i mediave pasi në rrjet qarkulloi një foto e tij, i ulur në tokë, i sfilitur pas shuarjes së zjarrit që ra në Bibliotekën Kombëtare.
Ai u intervistua nga disa media ku rrëfeu përpjekjet për shpëtimin e sa më shumë librave dhe evitimin e dëmeve të tjera nga flakët që përfshinë katin e nëndheshëm të Bibliotekës. Hatija mori dhe një falënderim publik nga kryetari i bashkisë.
Zjarrfikësi ishte edhe në studion e “Vizion Plus” në emisionin “7 pa Pesë” ku rrëfeu detaje të punës së tij të përditshme.
Hatija u pyet nga gazetarët për uniformën me të cilën u prezantua në studio.
Me sinqeritetin e një njeriu që i ka duart e rrudhura nga puna, tha:
“Tani këto uniforma janë ceremoniale, – buzëqeshi ai, – se të shikosh uniformat tona…”.
Hatija tundi lehtë kokën, bashkoi gishtin e madh me atë tregues dhe tundi dorën në ajër.
“Po me këtë rritjen e fundit të rrogave përfituat?”, e pyeti gazetari të ftuarin.
“Përfituam, nuk e dimë sa është, na thonë që është një rritje bruto 7%”.
“Epo mirë…”, tha gazetari.
“Bruto”, përsëriti Hatija. Dhe më tej vazhdoi.
“Më parë, zjarrfikësit trajtoheshin njëlloj si forcat speciale…”, dhe nuk e vazhdoi fjalinë më tej.
Gazetarja ndërhyri: Atëherë, ka nevojë që të rikthehet sërish i njëjti trajtim.
Heroi miratoi me një buzëqeshje.

fz_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY