Valbona Duka tregon letrën, rrëfimi për përndjekjen nga Fatmir Xhafa

Valbona Duka tregon letrën, rrëfimi për përndjekjen nga Fatmir Xhafa

65
0
Shares

Valbona Duka (Maloku), një nga viktimat e hetimit komunist që u krye nga Fatmir Xhafa, ministër i Brendshëm propozuar nga Rama para pak ditësh ka treguar edhe një herë jetën e saj ashtu sic e kishte rrëfyer në një letër për autoritetet gjermane në vitin 1990.

Në letrën shkruar me shkrim dore në vitin 1995, Valbona, ka rrëfyer tmerret që ka përjetuar në Shqipërinë e periudhës komuniste.

“Kam hyr në ambasadë në 1990, kur isha 8 muajshe shtatzënë. Nga frika dhe vuajtjet linda para kohe…”, shkruan Valbona në letrën drejtuar autoriteteve gjermane, që publikohet sot për herë të parë nga Opinion.al.

Mët tej, ajo tregon se si nisi kalvari për familjen e saj vetëm se vëllai piu një gotë raki me shokët ditën kur vdiq Enver Hoxha.

“Ishte 22 shtator 1986, po bënim dasëm po martonim vëllanë kur papritur na erdhi policia dhe e arrestoi. U dënua me 17 vite burg vetëm se kanë ngritur dolli rakie kur vdiq Enver Hoxha dhe thanë bashkë me shokët: Tani jemi të lirë…”

Më tej, Valbona kujton momentet e tragjike kur i kanë internuar prindërit në një fshat të thellë, ndërsa ajo me motrën dhe vëllanë tjetër më të vogël mbeten vetëm në shtëpi në Krujë.

Siç shprehet ajo, babai ka vdekur nga brenga për fëmijët pasi regjimi komunist e ndau për së gjalli. “Na dërgoi një kile fasule dhe 10 vezë për një shofer dhe më pas ndërroi jetë nga marazi…”, rrëfen Valbona në letrën e saj prekëse.

Në fund të letrës dërguar organeve gjermane ku kërkonte ti rinovohej azili Valbona shkruan “prandaj deklaroj se më parë vdes se sa kthehem në atë vend ku kam patur vetëm lot e vuajtje dhe asnjë ditë gëzim…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY