Kreu i qeverisë Edi Rama ka takuar sot policët që qëndrojnë në furgonët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë pas kryeministrisë që nga disa e nisjes së protestës së opozitës.
Rama u filmua nga një televizion privat në Tiranë ndërsa ndaloi fillimisht tek pjesa e pasme e një fugoni dhe bisedoi dicka me policët që ndodheshin aty.
Më pas ai ka ndërprerë rrugën sërish dhe ka hapur edhe derën e një fugoni tjetër të FNSH-së duke biseduar sërish me policë të tjerë.
Fugonët ndodhen vetëm pak metra larg nga cadra e protestës ndërkohë që Rama pak më parë kishte frekuentuar një restorant pas Piramidës dhe po kthehej në zyrë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/