Policia: Skema e trafikimit të makinave luksoze në Tiranë

Policia: Skema e trafikimit të makinave luksoze në Tiranë

127
0
Shares

Pas përfundimit të operacionit “Vin: Number” ku u sekuestruan gjithsej gjashtë automjete dhe dy motorra të trafikuar, policia e Tiranës zbulon mekanizmin si hynin këto automjete në shtetin tonë. Nga ky operacion u vu re se pjesa më e madhe e blerësve kishin djeni që këto automjete ishin të trafikuara.
Mekanizmi klasik i hyrjes së automjeteve në Shqipëri bëhej nga shtetas të huaj, të cilët bashkëpunonin me shtetas shqiptarë, të specializuar për falsifikimin e vulave dhe stampave, duke bërë të mundur ndryshimin e numrit të shasisë dhe numrin elektronik që ndodhet në paketën qëndrore të mjetit. Më pas i rregjistronin këto mjete me emra të ndryshem, sic ishte një blerës shqiptar, duke vijuar më tej në bazë të procedurave standarde për marrjen e pronësisë së mjetit. Duke zhdoganuar makinën vijonte dhe kontrolli fizik i mjetit e më pas regjistrimi i automjetit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Pasi kryheshin të gjitha këto procedura shtetasit e huaj denonconin në vendin e tyre se u kishte humbur makina, në mënyrë të tillë që të përfitonin nga siguracioni kasko që kishin për makinën e tyre në rast vjedhje.

Policia u bën
 thirrje qytetarëve të mos bihen pre e këtyre rrjeteve të trafikimit për të përfituar automjet me çmim më të lirë, thuhet në një njoftim të policisë.
 Në rast se vënë re dëmtime në numrin e shasisë të vijnë menjëhërë në stacionin më të afërt policor dhe të denoncojnë, përfundoi njoftimi .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY