Një tjetër parti e
koalicionit ka kërkuar që partitë e mëdha politike të trajtojnë krizën politike në vend. PDIU, aleate e qeverisë kërkoi sot përmes kryertarit të saj, Shpëtim Idrizi një pakt kombëtar për të tejkaluar situatën ku sipas të cilit të përfshihen garancitë për një proces të drejtë zgjedhor dhe votimi i reformës për drjetësi. “PDIU beson se kriza mund të kapërcehet nëpërmjet një pakti kombëtar. Një pakt të madh kombëtar ku të gjithë forcat politike të ulen bashkë, pikërisht për interesin kombëtar dhe interesin qytetar”, u shpreh kryetari i PDIU-së, në takimin me strukturat në Fier.
Në vijim ai propozi ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor duke shmangur nevojën që partitë e vogla të futen në koalicione për të përfituar votën e tyre.
“Ne kemi një sistem zgjedhor ku parimi “Stalinist” që populli voton, kurse dy partitë e mëdha numërojnë, është fatkeqësisht i instaluar. Ky Kod Zgjedhor i detyron partitë politike të futen në koalicion. Të gjithë partitë e vogla humbasin 500-700 mijë vota, të cilat i kalojnë partive të mëdha, që në këtë rast janë edhe numëruese edhe përfituese të këtyre votave. Për të nxjerrë një deputet në Kukës duhet të kesh 30% të votave, për të nxjerrë një deputet në Tiranë duhet të kesh 3% të votave”, tha z.Idrizi në takimin me strukturat në Lushnje.
Gjithashtu ai tha se PDIU po përgatit programin, në qendër të të cilit janë ekonomia shqiptare, bashkimi ekonomik me Kosovën dhe zhvillimi i vendit. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/