Lindita Nikolla: E dashur Monika, të mos cënojmë arritjet tona

Lindita Nikolla: E dashur Monika, të mos cënojmë arritjet tona

97
0
Shares

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi sot se nuk ka vend për kritika në lidhje me maturën Shtetërore ndërsa replikoi me deputeten e LSI-së Monika Kryemadhi pas akuzave të saj në lidhje me cilësinë e Maturës, gjatë një takimi në Lezhë.

“E dashur Monika,

Dëgjova me habi prononcimin tënd kundër praktikës së re të Maturës Shtetërore!

E mirëkuptoj klimën e vigjiljes së fushatës, ashtu siç mirëkuptoj çdo kritikë, edhe nga ti vetë, pavarësisht se jemi shpjeguar jo një herë sy më sy për Maturën Shtetërore. Praktika e re e Maturës Shtetërore që krijoi kushte krejt të reja konkurrueshmërie dhe transparence, është fryt i një pune të madhe e të përbashkët. Siç ti e di fare mirë ka qenë një proces gjithëpërfshirës, ku janë dëgjuar me shumë respekt edhe vërejtjet e grupeve parlamentare, përfshirë dhe LSI-në. Jo vetëm kaq, po vetë Kryetari i Kuvendit ka ndihmuar personalisht për zhvillimin e një debati të brendshëm shumë konstruktiv mes përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve të partive të koalicionit.

Asgjë nuk është perfekte dhe gjithshka është e përmirësueshme, padyshim edhe kjo praktikë e re dhe e suksesshme. Por të lutem sinqerisht, të mos cënojmë arritjet tona të padiskutueshme për disa vota më shumë në 18 qershor. Sepse votat kanë rëndësi për partitë, por mostrazimi i nxënësve që po përgatiten për Maturën Shtetërore të këtij viti dhe i prindërve të tyre, ka rëndësi për të gjithë ne, pavarësisht partive.

Miqësisht,

Lindita”, shkruan ministrja.

Kjo është hera e parë që shpërthen brenda koalicionit debati për Maturën Shtetërore ku mendohet se disa qindra nxënës humbën mundësinë për të ndjekur shkollën që dëshironin për shkak të algoritmit plot gabime të llogaritjes së pikëve dhe metodologjisë së gabuar përzgjedhur nga ministria e Arsimit.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY