Presidenti i Republikes Bujar Nishani duhet te refuzoje dekretin e Rames per emerimin Fatmir Xhafajt si minister i Brendshem, sipas një zyrtari të lartë të PD i cili ka sjellë edhe argumentat për rastin. Sekretari per Aksionin Qytetar ne PD, Ervin Salianji, jurist ne profesion ka renditur disa argumenta ligjorë të cilët duhet të kishen parasysh përgjatë procesit të dekretimit të 4 ministrave të PS.
Postimi i plotë i Salianjit:
Keshtu, Neni 86 i kushtetutes percakton se: Presidenti i Republikes eshte kryetar i shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit.
Uniteti i popullit apo uniteti kombetar eshte theksuar ne kete nen jo si formalizem, por pikerisht si thelbi me i lart i mbarevajtjes se vendit nepermejt institucioneve te republikes, e cila ja ka akorduar presidentit kete deryre dhe mision.
Vendosja e Fatmir Xhafes si minister i brendshem duket qartazi qe e ndan dhe perçan shoqerine duke provokuar edhe destabilitet.
Kompetetenca e Presidentit eshte substanciale, dhe kjo provohet me percaktimin e afatit te arsyeshem 7 ditor qe i jep ligji, per te verifikuar nese ministri i propozuar misheron ose jo parimet e moralit te pergjithshem te cilat kushtetuta ja ngarkon presidentit.
Ne vijim, Neni 98 percakton qe:
Ministri emerohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikes me propozim te kryeministrit brenda 7 diteve.
Perndryshe nese do te ishte formale pse nevojitej ky filter nderkohe qe mund te miratohej direkt ne kuvend? Nese do ishte formale pse caktohet afat 7 ditor?
Keto procedura keto te drejta dhe detyra me afate te percaktuara i kerkojne Presidentit re Republikes te ushtroje funksionin e tij.
Doktrina kushtetuese ka bere kete interpretim qe per analogji duhet pare ne optiken e rastit konkret.
Atehere shtrohet pyetja: Cila eshte natyra juridike e ketyre dekreteve individuale?
Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte verejne se dekretet e Presidentit te Republikes jane akte te natyres juridiko – kushtetuese dhe jo akte administrative, te percaktuara si te tilla nga neni 106 i Kodit te Procedurave Administrative. Kushdo qe perpiqet te spekulloje me natyren e ketyre akteve ne fakt tregon qe ska gjetur asnje menyre tjeter per tu mbrojtur apo per te mbrojtur Xhafen e pambrojtshem kushtetueshmerisht.
Dekretet e Presidentit te Republikes nuk mund te perfshihen ne te njejten kategori me aktet e organeve te administrates publike. Ato jane akte te pushtetit te larte ekzekutiv (te Kryetarit te Shtetit) me te cilat vendosen emerimet, shkarkimet, ngritjet ne pergjegjesi, transferimet, gradimet, etj. te nje kategorie funksionaresh te rendesishem te shtetit.
Theksohet qe, mardheniet e ketyre personave me shtetin per kryerjen e detyrave te caktuara bazohen jo ne nje kontrate te thjeshte pune, por ne nje kontrate te vecante te sherbimit publik, nepermjet te ciles ata marrin pergjegjesi te vecante per mbrojtjen e interesave te larta publike, ne te cilat misherohet vete sovraniteti i shtetit.
(Per Rastin Xhafa apo cilindo minister tjeter nuk do te mjaftonin vetem permbushja e kritereve profesionale dhe ligjore nga ana formale por edhe permbushja e kriterereve morale qe kane rendesi te veçante per mbrojtjen e unitetit te popullit.
Si te tilla, ato bazohen jo vetem ne profesionalizmin, por edhe ne nje shkalle te larte besimi dhe besnikerie ndaj shtetit. Eshte kjo arsyeja qe lidhja, ndryshimi apo mbarimi i kesaj kontrate sherbimi publik, nuk formalizohet me nje akt te zakonshem te nje organi te administrates publike (akt administrativ), por me dekret te Presidentit te Republikes.
Nisur nga sa me lart, eshte ne diskrecionin e shtetit, te misheruar ne dekretin e Presidentit jo vetem krijimi, por edhe ndryshimi apo shuarja e ketyre marredhenieve.
Interpretim nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, Vendim Nr. 3, date 30.01.2003.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/