Flet i shoqi i mësueses: U bë për spital për motive politike

Flet i shoqi i mësueses: U bë për spital për motive politike

68
0
Shares

Mësueses së frëngjishtes i bie të fikët pas debatit me drejtoreshën, pasi kjo e fundit i komunikoi asaj transferimin në një shkollë tjetër.

Bashkëshorti i mësueses, Haxhi Balliu, thotë se një nga shkaqet e largimit të gruas së tij nga shkolla është për arsye politike.

Z.Balliu, çfarë ka ndodhur në ambientet e shkollës ku punon bashkëshortja juaj?

Bashkëshortes sime tri ditë më parë i është komunikuar gojarisht nga drejtoresha e shkollës se duhet të japë disa orë në shkollën e mesme në Zgosht. Por në fakt kjo është e padrejtë, pasi nuk ka asnjë dispozitë ligjore që dy muajt e fundit të shkollës të kesh mundësi të bësh një lëvizje të tillë, qoftë edhe paralele, pasi bashkëshortja ime është mësuese definitive në shkollën Qukës Skënderbej dhe i plotëson orët për të lëvizur dhe të japë mësim në një shkollë tjetër.

Cila është arsyeja e kësaj lëvizjeje?

Unë mendoj se gjithçka është politike, pasi unë jam me bindje të djathta. Para disa kohësh tentuan të më heqin edhe mua si mësues, por nuk mundën dot dhe tashmë po hakmerren me bashkëshorten time.

Po sot (dje) çfarë ndodhi mes bashkëshortes suaj dhe drejtoreshës së shkollës?

Bashkëshortja ime, Manushaqe Balliu, ka hyrë në mëngjes në orë të mësimit dhe vetëm pak minuta pasi ka filluar më- simi ka shkuar në klasë drejtoresha. Ajo i ka thënë se përse duhej të ishte në këtë klasë, kur i duhej të shkonte te shkolla tjetër.

Po më pas, çfarë ka ndodhur?

Manushaqja i ka kërkuar një shkresë zyrtare, ku thuhej se ajo duhet të jepte orë shtesë në këtë shkollë, por drejtoresha i ka thënë se duhet të dalë menjëherë jashtë. Pas kësaj, bashkëshortes sime i ka rënë të fikët dhe është transportuar me ambulancë.

A keni ju aktualisht një shkresë zyrtare për këtë lëvizje?

Jo, asnjëherë nuk kemi pasur, madje bashkëshortja ime, kur u njoh me rastin tri ditë më parë nga drejtoresha, ka çuar një ankesë edhe në Ministrinë e Arsimit, të cilën unë jam plotësisht i gatshëm t’ua jap edhe mediave.

Kush do ta zëvendësonte bashkëshorten tuaj nëse largohej?

Ka dy muaj që ka ardhur në këtë shkollë një studente që sapo ka përfunduar shkollën dhe nuk e ka pasur emrin në portal, madje nuk e ka as provimin e shtetit të mësuesit.

A vuan bashkëshortja juaj nga ndonjë sëmundje?

Po, prej vitesh vuan nga tensioni i lartë dhe këtë e dinë të gjithë stafi i mësuesve ku ajo punon. Ajo ka një përvojë të gjatë prej 27 vitesh si mësuese dhe me kualifikime të shumta edhe jashtë shtetit për gjuhën frënge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY