Sherri mes dy njerëzve në klubin e natës përfshiu 100 veta, të cilët filluan të thereshin e të goditeshin me shishe alkooli. Skandali nisi kur dy djem, të identifikuar si Mickell Douglas dhe Rafiki Powell u takuan pasi ishin zënë një natë në ‘Ditën e Boksit’ në Angli.
Sipas pamjeve, duket që Douglas e qëllon 28-vjeçarin, Rafiki dhe më pas përfshihen të tjerë. Më pas futen në lokal 6 veta me shishe shampanje në dorë, gjë që shkaktoi rrëmujën më të madhe. Pas disa minutash arriti policia duke arrestuar 22-vjeçarin pasi e gjetën me thikë në dorë. Gjykatësi e gjykoi këtë ngjarje si ‘sjellje e tmerrshme e dhunës’ dhe e dënoi djaloshin me 9 muaj burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/