Protestuesit “e kuq” sherr te Veliera në Durrës

Protestuesit “e kuq” sherr te Veliera në Durrës

98
0
Shares

Policia e Durrësit ka shoqëruar në polici 4 protestues nga protesta në Durrës kundër Velierës pas një zënke që ka ndodhur në kampingun e natës.

Lëvizja Studentore pretendon se nuk është përmbushur kushti që palët kishin rënë dakort, se në protestë nuk do të kishte thirrje politike (ata pretendojnë se Shoqëria Civile ka pasur veshje me stema dhe emblema të Partisë Demokratike).

Konflikti nisi midis shtetasve A.J. 29 vjeçe, banuese në Elbasan dhe L.B. 35 vjeç, banues në Tiranë, pjesë të Shoqërisë Civile dhe shtetasve E.K. 33 vjeç, dhe G.J. 25 vjeç, banues në Tiranë, pjesë e Lëvizjes Studentore, njofton policia.

2 nga shtetasit kanë marrë dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës shkuan në banesa.

Policia e Durrrësit nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj tyre dhe materialet për veprime të mëtejshme janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”,parashikuar në nenin 90 të Kodit Penal.

Protestuesit kishin marrë leje për një tubim paqësor në datë 16.03.2017, ora 21:00, zona para ‘Torrës Veneciane’, me motiv ndalimin e gërmimeve në zonën arkeologjike ”A”.

Sipas kërkesës, protestuesit do të kalonin natën para Sheshit të “Torrës Veneciane”, në orën 08:00, të datës 17.03.2017 do të drejtoheshin drejt Bashkisë dhe deri në orën 09:00 do të protestonin para shkallëve të Bashkisë Durrës.

Protesta zhvillohej nga një grupim i Shoqërisë Civile, të cilët kërkuan për mbështetje një grup studentësh ‘Lëvizja Studentore e formuar për mbrojtjen e sistemit të vlerave dhe kundërshtiminn e pseudo-shtetarëve,në funksion të kundërshtimit të projektit’, ‘Veliera”.

Protesta nisi në orën e caktuar dhe vijoi në mënyrë paqësore deri në orën 22:30, kohë kur midis dy grupeve të mësipërme pati konflikt, thuhet në noftimin e policisë. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY