Parlamenti italian, letra qeverisë në Tiranë për 1300 kontinierët, ja teksti i...

Parlamenti italian, letra qeverisë në Tiranë për 1300 kontinierët, ja teksti i plotë

119
0
Shares

Deputeti italian Riçardu Nuti pas ka ngritur në Parlament cështjen e kontinierëve të humbur në Shqipëri i ka nisur një letër edhe qeverisë shqiptare në lidhje me skandalin.
Anëtari i Komisionit të Antimafias në Parlamentin Italian ka nisur 3 letra për të marrë informacion. Njërën ia drejton qeverisë shqiptare me anë të ambasadës në Romë, tjetrën qeverisë së Maqedonisë, sërish nëpërmjet ambasadës në Romës dhe letrën e tretë për të kërkuar informacion Nuti ia ka drejtuar kompanisë italiane, FLC Ambiente dhe Prefekturës së Frosinone, shrkuan syri.net.

“Kërkoj që të di më shumë në lidhje me kontenierët e zhdukur në Shqipëri dhe për këtë arsye, përveç fjalës në parlament i kam nisur një letër edhe ambasadores së Shqipërisë në Ronë, Anila Bitri Lani, ambasadorit të Maqedonisë në Romë, Oliver Shambeveski dhe Prefektit të Frosinones, Emilia Zarrilli”, deklaron deputeti Nuti, cituar nga Syri.net.

 

Më poshtë letra e nisur për ambasadoren e Shqipërisë, Anila Bitri Lani:

Grupi parlamentar “Lëvizja 5 Yjet”

Deputeti Riccardo Nuti

Drejtuar

Anila Bitri Lani

Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Itali

Rruga “Asmara, 5”

Objekti: Kërkesë për informacion në lidhje me pretendimet për trafikun ilegal të plehrave nga Italia në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë

E nderuar ambasadorja Anila Bitri Lani,

Ju drejtoj këtë letër, si parlamentar i Republikës Italiane në Dhomën e Deputetëve dhe anëtar i komisionit parlamentar hetimor për fenomenin e mafies dhe organizatave të tjera kriminale, përfshirë edhe ato të huaja, në mënyrë që të përcjellë në vëmendjen tuaj një fakt përtej kufijve ende për t’u sqaruar, në lidhje me trafikimin e dyshuar të paligjshëm të mbetjeve që nga tokat tona do të arrinin deri në portet dhe në malet e Shqipërisë.

I referohem rreth 1.300 kontenierëve me 22 ton secila, për një total prej 28.600 ton, që përmbanin mbetje urbane, mbeturina industriale dhe lloje të tjera mbetjesh të rrezikshme, që në vitin 2016 do të niseshin nga porti i Gioia Tauro, në Kalabri, dhe do të mbërrinin në Portin e Durrësit në Shqipëri.

Këto kontenierë, të destinuar në pikën më të madhe të asgjësimit të Europës, në portat e kryeqytetit maqedonas, megjithatë, nuk do ta kalonin kurrë kufirin shqiptaro-maqedonas, por sipas raportimeve në media, që pasqyrojnë gjetje hetimore, do të fshiheshin në territorin shqiptar.

Flitet për raste të mundshme derdhjesh në det, duke i groposur, fshehur në infrastrukturën nëntokësore të regjimit komunist, derisa të mundësohet djegia e mundshme në ambient të hapur të mbetjeve.

E gjithë kjo paralajmëron një fatkeqësi të tmerrshme mjedisore në tokën shqiptare, pak kilometra nga kufijtë tanë, dhe do të shohim vendin tonë të përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë kauzë.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit dhe raportimeve të shtypit, krimi i organizuar, si italian edhe ai shqiptar mund të jetë protagonist i këtij skandali. Theksoj në këtë drejtim se prokurorët e Republikës Italiane prej vitesh po hetojnë eksportin e paligjshëm të mbetjeve drejt vendeve të Ballkanit nga ana e shoqatave mafioze.

Artikujt, mes të tjerash, flasin edhe në mënyrë këmbëngulëse për mbulime të mundshme institucionale-politike të nivelit të lartë, që do të garantonin fshehjen e kontenierëve në territorin shqiptar. Pa dashur të qëndroj thjesht në riformimin të pjesshëm të fakteve gazetareske, duket të paktën e çuditshme që rreth 30 mijë ton mbeturina mund të merren lirisht dhe të fshihen.

Për një përshkrim më të plotë të historisë, më lejoni të theksoj ato që kam paraqitur në Dhomën e Deputetëve në një pyetësor për përgjigje me shkrim, të drejtuar qeverisë, n. 4- 15918, në të cilën përpiqem të përmbledhur historinë dhe ti kërkoj ministrive të ndryshme kompetente përgjegjësitë e mundshme për anën italiane.

Në linkun në vijim mund të gjeni dokumentin e mësipërm: http://aic.camera.it/aic/scheda.html?core=aic&numero=4/15918&leg=17.

Për shkak të kësaj, shpresoj se i kam përshkruar në mënyrë të plotë dhe objektive kornizat e kësaj çështjeje të rëndë. Ju drejtohem më mënyrë që t’iu pyes për disa për disa informacione të thjeshta për të kryer në mënyrën më të mirë detyrën time parlamentare në Komisionin Parlamentar Anti-Mafia, në optikë marrëdhënieje bashkëpunimi institucional dhe në respekt të bashkëpuniminit të thellë reciprok dhe me rrënjë të miqësisë së sinqertë që ka karakterizuar gjithmonë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona:

– Në qoftë se shkarkimi i kontejnerëve u zhvillua në mënyrë të rregullt;

– Cilat ishin kompanitë përgjegjëse për transportin e kontejnerëve nga porti i Durrësit me destinacion përfundimtar Maqedoninë, ose të paktën, në hyrje doganore me Maqedoninë.

– Nëse është e vërtetë, kush janë mbulimet e dyshuara politiko-institucionale për të cilat ka shkruar shtypi italian.

– Cili është legjislacioni aktual shqiptar për importin e mbetjeve, si urbane, industriale, të veçanta ose të llojeve të tjera, nga jashtë, dhe sidomos nga Italia. I vetëdijshëm për entitetin e informacioneve që ju kërkoj, jam gjithashtu i bindur se do e kuptoni se aktiviteti parlamentar i lidhur me këto informacione mund të jetë i rëndësishëm për të zgjidhur problematikat që na interesojnë të dy vendeve, në optikën e përmirësimit të “çështjeve publike”.

Gjithashtu jam i sigurtë dhe besimplotë të bashkëpunimit mes autoriteteve të vendeve tona për të qenë në gatishmëri për të zgjidhur në mënyrë sa më të shpejtë dhe nxjerrë përgjegjësitë e këtyre ngjarjeve dhe për të hedhur dritë mbi fenomenin e trafikut të plehrave që mund të sjellë dëme miliona njerëzve si në vendet që i eksportojnë edhe në ato që i importojnë.

Sigurisht për të gjetur mbështetje dhe ndjeshmëri të mjaftueshme për këtë çështje, pres përgjigjet tuaja dhe me këtë rast ju dërgoj edhe përshëndetjet e mia më të sinqerta.

Romë, 13/03/2017

Deputeti Riccardo Nuti

Grupi parlamentar “Lëvizja 5 yje”

Dhoma e deputetëve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY