MEDIAT/Ndarja LSI-PS më afër se kurrë

MEDIAT/Ndarja LSI-PS më afër se kurrë

59
0
Shares

Besohet se kryeministri Rama ka refuzuar një takim të paracaktuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta duke shtyrë edhe më tej marrëdhëniet jo të mira që nisën që nga largimi i Ylli Manjanit si ministër Drejtësie.

Një portal afër kreut të LSI-së, Ilir Meta shkruan se Kryeministri Rama ishte i pari që ka dhënë impulsin negative per takimin qe duhej te behej sot.

“Mirëpo kryeministri, duket se ka qenë ai, që ka dhënë impulsin e parë negative, duke vërtetuar se “zërat” që këshillonin ndarjen përfundimtare nga Meta, si ishte edhe rasti më i fundit i Baton Haxhiut, nuk ishin të rastësishme, por sigurisht të bashkërenduara. Takimi që mendohej se do të mbahej ndoshta mbasditen e sotme ka marrë një përgjigje: “Jo!” e prerë”, shkruan 360gradë.al.

I njëjti portal shkruan se krisja përfundimtare PS-LSI është cështje ditësh. “Rama është këshilluar që ta çojë në ekstrem vetë krizën, duke përgatitur përplasjen me Lsi, që mendohet se është realisht Çështje ditësh”.

Një tjetër gazetë afër me Kryeministrin Rama, gazeta Tema shkruante sot se Ilir Meta duhet ti japë fund mëdyshjes dhe të largohet nga koalicioni.

Ndryshimet e fundit duken të papritura pasi vetëm pak ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se mundësia për koalicion PS-LSI është 100 për qind.

Ne fakt takimi Rama-Meta pritet te mbahet neser ne mengjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY