Që prej janarit, nga Gjyqësori është përcjellë lista me 14 gjyqtarë që plotësojnë kriteret për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, por kuotat e ulëta që kanë ardhur nga bota akademike kanë detyruar Kuvendin të rihapë thirrjen, transmeton top channel.
Për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja tashmë jemi në kushtet e një alarmi kushtetues.
A rrezikohet të shkelet Kushtetuta?
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja: Nëqoftëse afatet nuk zbatohen, patjetër që ato shkelen. Gjithsesi duhen parë rrethanat, sepse ndoshta në momentin që janë hartuar ato probleme kushtetuese, nuk janë marrë parasysh disa hapa, mekanizma ose afate që duhen respektuar. E kam thënë dhe e përsëris sërish, Kushtetuta është shkelur që në momentin e parë të saj me afate tepër të shkurtra 5-ditore që janë vënë në Kushtetutë. Kjo ka sjellë të tëra në vazhdimësi. Por e rëndësishme është që gjërat të bëhen.
Për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori në këto kushte ka vetëm një zgjidhje: organet aktuale të qëndrojnë përkohësisht në fuqi.
Çfarë do të ndodhë në këtë situatë?
Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori: Mekanizmat respektive duhet të marrin një vendim. Nëqoftëse ka ngërç, sigurisht që shteti dhe institucionet duhet të funksionojnë. Kështu që duhet marrë një vendim, që mekanizmat ekzistues të funksionojnë qoftë edhe me kompetenca të kufizuara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/