Lezhë, atentat drejt një makine në ecje, në kërkim 22-vjeçari

Lezhë, atentat drejt një makine në ecje, në kërkim 22-vjeçari

62
0
Shares

Një 22 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, pasi ditën e djeshme ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një personi tjetër i cili po udhëtonte me makinë.
Policia sqaron se bëhet fjalë për shtetasin me “iniciale Xh. D., i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N. N., 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po lëvizte me mjetin e tij . Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar . Në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja.“
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Vrasja me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/5 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY