Dy personat e tjerë, të arrestuar si të dyshuar për grabitjen në rrugën e Rinasit, dalin nesër për vlerësim mase sigurie, para gjykatës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet se disa ditë më parë, nga specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i personave në kërkim:
– Aleksandër Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë
– Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë
Këta persona dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/