Bashkia e Vlorës dorëzohet: Nevojiten fonde që të mos ketë përmbytje

Bashkia e Vlorës dorëzohet: Nevojiten fonde që të mos ketë përmbytje

52
0
Shares

Sa herë në Vlorë ka situatë reshjesh, qyteti ka probleme me përmbytje. Për të shmangur këtë gjë në të ardhmen, kryebashkiaku Dritan Leli ka nisur ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimeve, për të sistemuar pikat e dobëta. Leli pohon se  ndërhyrja në rrjet për kanalizimet e ujërave të bardha dhe të shiut kërkon investime në shuma të mëdha, ndaj momentalisht do ndërhyhet vetëm në pjesët më problematike.
 
“Sigurisht që është bërë shumë punë, por rezultati që kemi arritur nuk është ai që unë do të doja të kishim sepse të jesh kaq pranë detit dhe qyteti të vuajë nga përmbytjet, ka problematika që lidhen me pozitën gjeografike, por edhe me një problematike të trashëguar të UK, që kërkojnë investime të mëdha” – ka shtuar kryebashkiaku.

Bashkia e Vlorës pohon se situata është e trashëguar, ndërkohë sa herë ka reshje intensive, shumë prej akseve të qytetit bregdetar mbulohen nga uji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY