Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërcënuar Fatmir Xhafën nga çadra e protestës. Basha tha se ministri i sapo emëruar nga Edi Rama, Fatmir Xhafa nuk do të shkelë në derën e ministrisë së Brendshëm. “Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë” -tha kryeopozitari Basha.
“Fatmir Xhafa bashkë me vëllain e tij kanë veshur kostumin e narkotrafikantëve. Ai është ujk i vjetër i diktaturës. Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë. Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve. I bëj thirrje Xhafës të tërhiqet nga aventura që ka nisur. Ai është një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/